Reperi shqiptar Noizy ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, duke bërë të ditur se nuk do të performojë më në klubet e natës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka lënë të kuptohet se po përgatit një kapitull të ri në aktivitetin e tij artistik, me synimin për ta çuar muzikën dhe krijimtarinë në një tjetër nivel.
“Mendoj se ju detyrohem më shumë! Për një kohë të gjatë, koncertet në klubet e natës kanë qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe jam shumë mirënjohës për çdo mbrëmje, çdo qytet dhe çdo person që ka qenë aty me mua. Nuk dua të vazhdoj të bëj diçka vetëm sepse funksionon. Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, po shumë më ndryshe! Sepse ju e meritoni. Prandaj kam vendosur që për një kohë do të tërhiqem nga koncertet në klubet e natës. Për t’ju dhënë më shumë të gjithë juve që më keni ndjekur ndër vite me radhë në këtë rrugëtim të gjatë. Një epokë e re, një koncept i ri për show, një vivel tjetër energjie, produksioni dhe gjithçkaje që vjen bashkë me të. Dua që çdo koncert të ndihet si diçka që do ta mbani mend gjatë.”
