Viti 2023 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Dhe ja ku tashmë kemi hyrë në vitin e ri dhe përballemi me të tjera surpriza.

Janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore dhe ja ku e vërtetojmë edhe njëherë këtë javë. Duke qenë se gjatë kësaj jave nuk ka patur publikime këngësh nga artistët shqiptarë duke përfshirë këtu projektet solo ose në bashkëpunim, në listën e 100 këngëve më të mira të javës në “The Top List”, nuk ka pasur asnjë hyrje të re muzikore.

Por kjo nuk do të thotë se ky muaj do të jetë kaq i vakët. Përkundrazi, klasifikimi i “The Top List”, ka shumë këngë që i përshtaten kaq shumë këtij muaji, sa me siguri që do t’i dëgjoni vazhdimisht e vazhdimisht.

Janari konsiderohet si muaji i fillimeve të reja, por edhe i baladave. Ja 10 këngë me të cilat mund ta shoqëroni këtë muaj…

Luiz Ejlli – Përjetësisht

Alban Skënderaj- Sikur ta dija

Yll Limani – Sonte

Ronela Hajati – Shko

Sidarta x Yll Limani – Spiti

Anxhela Peristeri x Vedat Ademi – 1960

Pirro Çako – Shpirt

Elvana Gjata – Si na

Fifi ft. Ermal Fejzullahu – Trëndafil blu

Samanta – U pa