Fifi godet sërish! Artistja rikthehet me “Melek”, një këngë që luan mes ndjeshmërisë, pasionit dhe asaj energjie të pakontrollueshme që e ka kthyer prej kohësh në një nga zërat më të dallueshëm të pop-it shqiptar.
Fifi nuk di të hyjë në skenë pa lënë gjurmë. Dhe me “Melek”, ajo duket se nuk ka ardhur thjesht për të publikuar një tjetër këngë. Ka ardhur për të trazuar pak ujërat.
Fifi e ka bërë prej kohësh emocionin një armë artistike. Ajo këndon sikur çdo varg të ketë një histori pas vetes dhe te “Melek” kjo qasje duket edhe më e theksuar.
Kënga vjen si një shpërthim emocionesh dhe premton të pushtojë playlistat. “Melek” është tashmë në qendër të vëmendjes dhe pyetja është vetëm një, a do të jetë ky hiti i radhës që do ta shoqërojë Fifin gjatë gjithë verës?