Vedat Ademi prej vitesh tashmë jeton në SHBA, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët. Publiku e ka ndjerë mungesën e tij gjatë kësaj kohe, ndonëse Vedati nuk ka qëndruar asnjëherë larg muzikës.

Këngëtari i njohur së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re. “Maria”, mban titullin kënga më e re e artistit e cila vjen plot ritëm dhe me interpretim të shkëlqyer nga Vedati.

“Maria” e sjell Vedatin në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Kujtojmë se projekti i tij i fundit në listë ka qenë bashkëpunimi me Anxhela Peristerin, “1960”.

Artisti ka sjellë një frymë shumë energjike në këtë këngë të re, sa është e sigurtë që do të na shoqërojë gjithë verën. “Maria” e ka pozicionuar artistin në vend të 33-të të listës për këtë javë.