Ylli Limani këtë herë vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar. Artisti ka lançuar projektin më të ri muzikor së bashku me këngëtarin grek, Sidarta.

Projekti titullohet “Spiti” dhe është një këngë mjaft e ndjerë, e cila përcjell mesazhin e ndarjes prej tradhëtisë. Por kush është Sidarta, artisti që u bë menjëjerë viral në Shqipëri që pas këtij bashkëpunimi?

I lindur në Athinë, Sidarta filloi të merrej me muzikë në moshë shumë të re, fillimisht duke luajtur kitarë, derisa zbuloi hip hopin dhe iu përkushtua seriozisht kësaj rryme. Ai shpejt pushtoi skenën lokale të trap/rapit dhe u bë një nga yjet e saj më të mëdhenj, pavarësisht se ishte vetëm 22 vjeç.

Duke u balancuar mes disa zhanreve të ndryshme – si rap, trap dhe drill – Sidarta shfaqi prekjen e tij unike melodike me këngët që thyen rekorde si “Mediterranean”, “Akomi”, “Adrenalina” dhe “Erimo”, duke çimentuar statusin e tij si një artist fenomenal, me mbi 150 milionë transmetime vetëm në vitin 2022. Albumi i tij debutues, “IPIZME”, gjithashtu fitoi sukses të jashtëzakonshëm dhe e çoi në skenat më të mëdha live në Greqi.