Kjo javë shënon plot 400 javë klasifikim i “The Top List” në Top Awards. Për 400 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë.

Në gjithë këto javë, sigurisht që të shumtë kanë qenë ata artistë që kanë arritur të renditen në vend të parë të listës. Megjithatë, disa prej tyre, e kanë rrëmbyer fronin më shpesh se sa disa të tjerë.

Edhe pse kanë kaluar 7 vite që nga koha kur është krijuar, klasifikimi i “The Top List” vazhdon t’i rezistojë kohës dhe të jetë më i përfoluri në vend. Po cilat janë disa artistët që kanë kryesuar klasifikimin që nga viti 2015 deri tani?

Ne kemi hedhur një vështrim në këto 400 javë se cili ka qendruar më gjatë në krye. Jeni kuriozë të mësoni se për cilët nga artistët e Top Awards po flasim? Ja se kush e mban Top 10…

1. Luiz Ejlli

2. Elvana Gjata

3. Ledri Vula

4. Capital T

5. Yll Limani

6. Alban Skënderaj

7. Butrint Imeri

8. Stresi

9. Unikkatil

10. Donald Veshaj