Reperi Unikkatil ka sjellë më në fund projektin e shumëpritur muzikor që mban titullin “Ala”. Një nga tekstshkruesit më të mirë në industrinë tonë të showbiz-it ka sjellë një këngë që trajton rolin e tij ndër vite dhe ndikimin që ka pasur tek fansat e tij.

Që nga publikimi i saj, kënga ka marrë me mijëra klikime dhe duket se është mirëpritur nga dëgjuesit, të cilët kanë qenë vazhdimisht në mbështetje të tij. Në paralajmërimin për projektin e ri, ai ka bërë të ditur se gjatë këtij sezoni do të vijë edhe me realizime të tjera.

Teksa “Ala” po korr mjaft sukses tek publiku, ne nuk mund të rrimë dhe pa përmendur hitin e tij të dikurshëm. Po flasim për “Ni milion rrugë” që ka qendruar rprej plot 6 javësh radhazi në kreun e “The Top List”.

Padyshim një rekord ky në listë, por a do mundet “Ala” që ta tejkalojë atë? Na mbetet për t’u parë teksa është ende herë për të bërë një parashikim të tillë. Ky projekt renditet në vend të 34-të për këtë javë.