Viti 2019-të ka qënë tepër aktiv për artistët, të cilët kanë punuar shumë fort për të qënë sa më pranë publikut të tyre. Thuajse çdo javë ka patur hyrje të reja, të cilat kanë rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut dhe janë pozicionuar mjaft mirë.

Kjo javë, e cila shënon javën e 179-të të klasifikimit, ka ardhur me një “Top 10” tepër të larmishëm, të paktën derimë tani. Përveçse gjendet prurje të reja muzikore, në 10-shen e këngëve më të votuara janë rikthyer disa këngë që kanë shumë javë që janë futur në “The Top List”. Një tjetër detaj që vihet re në “Top 10” është fakti që ajo përbëhet nga 5 bashkëpunime dhe 5 këngë “solo”.

Në vendin e parë, sikurse edhe javën e kaluar, renditet bashkëpunimi më i ri i Alban Skënderaj me 2Ton, “Drejt ne zemer”, i cili është shndërruar menjëherë në qendrën e vëmendjes.

Një sukses të jashtëzakonshëm vazhdon të korrë bashkëpunimi i Lyrical Son, Ledri Vulës dhe Mc Kreshës, i cili për këtë javë pozicionohet në vendin e dytë. Edhe pse ka plot 16 javë që është futur në klasifikim, “Menemadhe” vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku shqiptar.

Vendi i tretë ka ardhur tepër surprizues për klasifikimin, pasi është rikthyer një prej bashkëpunimeve më të dashura të publikut dhe bëhet fjalë për “Aje” të Tayna dhe Ledrit. Falë votave të publikut, ky projekt muzikor është ngjitur me 14 pozicione, duke lënë të nënkuptohet se publiku ende e do, edhe pse ka plot 22 javë në listë.

“Top 10” nuk mund t’i mungonte një prej projekteve më të suksesshme të Elvana Gjatës. “Pa dashuri” titullohet kolona zanore e filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili vazhdon të korrë super sukses dhe jehona e tij i ka kaluar kufijtë shqiptare. Kjo këngë u rendit në vendin e parë pikërisht pasi filmi u publikua në kinematë shqiptare. Për këtë javë kjo këngë pozicionohet në vendin e 4-t, duke mos humbur asnjë pozicion nga java e kaluar.

Kida është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me projektin e saj muzikor “Ti”. Pavarësisht se ka 65 javë që është publikuar, fansat ende vazhdojnë të dëgjojnë dhe votojnë këtë projekt muzikor, duke treguar qartë se Kida ka goditur në shenjë për këtë këngë. E publikuar në shkurt të vitit 2018-të, “Ti” pozicionohet në vendin e 5-të për këtë javë.

Një tjetër këngë “e vjetër” gjendet në “Top 10”. Ndërkohë që Ylli vazhdon të prodhojë muzikë të re, “Harrom” është një ndër këngët e preferuara të publikut, i cili vazhdon ta mbështesë edhe pse ka 16 javë në “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 6-të.

E shndërruar shumë shpejt në një prej këngëve më të dëgjuara, “Zemër” e Dhurata Dorës dhe Soolking, ka humbur disa pozicione këtë javë por pavarësisht kësaj, ky projekt muzikor është pjesë e “Top 10”, duke treguar kështu se ka ende një interes të madh të publiku.

Young Zerka ka qënë tepër aktiv kohët e fundit në tregun muzikor shqiptar, duke sjellë këngë dhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm. “Yalla” ëshët një nga prurjet më të reja të Zerkës, e cila ka mundur të renditet mjaft mirë në klasifikimin edhe pse ka vetëm dy javë që ka dalë në treg. Falë votave të publikut, “Yalla” për këtë javë renditet në vendin e 8-të, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Ndërkohë që para tre javësh, Butrinti dhe Majk, kishin kreun e “The Top List”, këtë javë projekti i tyre renditet në vendin e 9-të. Pavarësisht se mbetet tek 10 këngët më të dëgjuara, duket se fansat duhet të votojnë më shumë që “Sa gjynah” të rikthehet sërish në shkëlqimin e dikurshëm.

Vendi i 10-të mbyllet nga një rikthim i fuqishëm i këngëtarit të njohur . Artist është rikthyer në treg pas një përiudhe pauze me këngën “Nuk kam faj”, e cila është renditur mjaft mirë që në javën e parë të hyrjes në listë.