Reperi i njohur 2 Ton, ka ardhur fuqishëm këtë verë me albumin e tij “Aura”. Ky album është pritur me padurim nga fansat e artistit dhe më në fund është publikuar mes komentesh mjaft pozitive.
Përveç projekteve solo, albumi mban gjithashtu dhe duete me disa artistë me emër, por dhe të rinj. Në mesin e këngëve të reja përmendim bashkëpunime më në zë, si me Dafina Zeqirin dhe Gjikon.
“Aura” ka gjithsej 12 këngë, 8 prej të cilave ishin të reja dhe nuk ishin dëgjuar më parë. Ky është albumi i dytë në karrierën e 2Ton.
Por njëra këngë në veçanti, duket se është pëlqyer më shumë nga fansat e artistit. Është pikërisht “Aura”, kënga nga e cila ka marrë titullin dhe albumi.
“Aura” është votuar më së shumti nga audienca dhe ka hyrë këtë javë në klsifikimin e “The Top List”. 2Ton me projektin e tij të ri, pozicionohet aktualisht në vend të 100-të duke mbyllur kështu Top 100 për këtë javë.