“Gjuma” është titulli që po bën zhurmë në rrjet dhe këtë herë Xhensila Myrtezaj vjen më sensuale dhe më ritmike se kurrë. Këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, një këngë verore që po konsiderohet menjëherë si një nga hitet që do të “ndezë” sezonin.

Me beat modern, atmosferë të ngrohtë dhe një refren që të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë, “Gjuma” sjell një tjetër anë të Xhensilës, më të guximshme, më flirtuese dhe plot energji. Videoklipi gjithashtu nuk kaloi pa vëmendje, me pamje elegante dhe vibe veror.

Fansat kanë reaguar menjëherë pozitivisht, duke e shpërndarë këngën masivisht dhe duke komentuar se “Gjuma” është pikërisht vibe-i që i mungonte kësaj vere. Nuk është hera e parë që Xhensila arrin të kthejë një projekt në trend, por këtë herë duket se temperatura është ngritur edhe më shumë.

Pas disa projekteve të suksesshme, artistja vazhdon të tregojë se di shumë mirë si të qëndrojë në qendër të vëmendjes dhe të sjellë këngë që lidhen menjëherë me publikun. “Gjuma” duket se është një tjetër hap i sigurt drejt playlist-ave të verës 2026.