Viti që shkoi na solli një ‘boom’ projektesh në Top Awards. Artistët më në zë u siguruan që të sillnin vetëm hite, qofshin bashkëpunime apo projekte solo. Dhe nëntori spikati me këngë të reja. Ja cilat ishin disa nga hyrjet më të bujshme të nëntorit që lamë pas…

Capital T x Elvana Gjata – Flakë

Bardhi x Ledri – Copë copë

Dafina Zeqiri ft. Ron – Murder on the dancefloor

Don Xhoni x Loredona – Gjuj për to

Dafina Zeqiri – Ti dho krejt

Nga ana tjetër edhe ky muaj premton shumë. Artistët tanë janë duke u përgatitur që të sjellin për publikun shumë projekte të reja. E duket se nga ajo që dimë deri tani, nëntori i këtij viti do të jetë shumë i vrullshëm. Ja disa nga artistët që do sjellin projektet e tyre të reja gjatë muajit që na pret përpara.

Art Abazi

Dafina Zeqiri & Alban Skënderaj

Egli Tako

Ronela Hajati

Semi Jaupaj