Egli Tako ka qenë e ftuar në studion e “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku ka folur më shumë për projektet e saj muzikore, por jo vetëm…

E bëra një projekt gjatë verës, “Gabime”, shkoi shumë mirë. Ishte edhe për mua eksperiment, sepse ishte këngë afro, zhaner të cilin nuk e kisha eksperimentuar më parë. Më kanë thënë që më rri mirë. Kënga shkoi shumë mirë. Dua të bëj një falenderim shumë të madh për Top Awards, sepse kanë qenë suportues shumë të mëdhenj që prej ditës që kam lançuar këngën time të parë, para 5 vitesh. Por sidomos këtë dy vjeçarin e fundit pas daljes nga “Big Brother VIP”, për çdo projekt muzikor që kam lançuar, kanë qenë suport shumë i madh kështu që thank you so much Top Awards dhe Top Albania Radio që i keni bërë replay dhe kanë qenë në “The Top List” ato këngët e mia, të punuara me aq dashuri. Patjetër që falenderimi i shkon asaj familjes virtuale që voton, por dhe Top Awards që nuk ngurron t’ua quajë gjithë atë dashuri që i japin një materiali të caktuar. Për një njeri si unë që nuk para del nga zona e komfortit për të eksperimentuar (në zhanrin afro), mund të them që ishte një lëvizje që kishte ca kosto, por megjithatë shkoi shumë mirë. Tani nga vjeshtë-dimri të shohim për një material tjetër. Nuk do të jetë ndonjë eksperiment i jashtëzakonshëm, do të jem te karakteri im, i baladës.