Dafina Zeqiri dhe Ron Zaiti kanë sjellë së bashku dy bashkëpunime mjaft të pëlqyera nga publiku dhe shumë të suksesshme. Po flasim për “Murder on the dance floor” dhe ai i fundit i verës së kaluar që mbante titullin “Boma ni tel”.

Roni ishte një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i Dafinës. Që nga bashkëpunimi i tyre i parë “Murder on the dance floor”, Ron hyri shumë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Që nga ky moment këngëtari u pa në çdo koncert me Dafinën, duke u bërë edhe pjesë e label-it të këngëtares. Megjithatë duket se marrëdhënia mes tyre është krisur duke sjellë kështu dhe fundin e miqësisë dhe bashkëpunimeve.

Sipas disa burimeve të afërta me këngëtarët, Roni dhe Dafina nuk flasin më me njëri-tjetrin. Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe madje projekti i tyre i përbashkët “Boma ni tel” është zhdukur nga YouTube. Çfarë të ketë ndodhur vallë mes dyshes?!