Ron Zaiti ka sjellë vetëm pak ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor. ”Po du” mban titullin hiti i tij i radhës që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

“Po du” e ka risjellë Ron pas disa kohësh mungese në listë. Megjithatë, artisti ka gjetur fiks projektin e duhur për të ardhur fuqishëm.

Ky sezon veror ka qenë plot hite, dhe gjithashtu dhe Ron nuk kishte si të mungonte. Me një këngë ritmike dhe videoklip ‘të nxehtë’, ai ka ditur si të godasë tek publiku.

Në këtë mënyrë, artisti ka vulosur ashtu siç duhet këtë sezon. ”Po du” e ka pozicionuar atë në vend të 98-të të listës për këtë javë.