Që ne kemi artistët më me stil kjo gjë dihet tashmë. Por nëse ju kishte dalë nga mendja, çunat tanë kanë eksperimentuar disa herë me stilin e tyre të flokëve, nga flokë të gjatë në ato të shkurtër. Nisur nga votimet tuaja në InstaStory, ju keni vendosur se ata ngjajnë më mirë kështu…

Muma ka qenë ai artist që na bëri të rikujtojmë modelet e flokëve në përgjithësi. E kush nuk i vuri re dhe nuk i pëlqeu kaçurrelat e tij tek “Thema” apo edhe tek “Për tradhëtinë”. Gjithsesi ai ka guxuar dhe me stilin me rrica. Publiku vendosi që ai duket më mirë me këtë model…

Gjithashtu edhe Shpat Deda i ka provuar si flokët e gjatë edhe ato të shkurtër. Momentalisht këngëtari i ka të shkurtër dhe publiku mendon se ai duket më mirë kështu.

Kaçurrelat e MC Kreshës zënë një vend të veçantë në zemrën tonë. Nga videoklipi i fundit “Vet e lype” me Dafina Zeqirin, ai duket se po i mban në një model pak më të gjatë se zakonisht dhe sigurisht që i shkojnë. Por votimi rezultoi se ai duket më mirë kështu…

Ardian Bujupi gjithashtu po provon flokë pak më të gjata nga sa i ka pasur dikur, te pjesa e balukeve. Para pak kohësh ai ka pasur modelin e flokëve të prerë shkurt dhe publiku mendon se tani duket më stil dhe më i veçantë.

Young Zerka ka pasur dikur flokë të gjatë të stilit afro. Sigurisht që ngjante mirë, por tani që i ka prerë më shkurt, diçka na tërheq akoma dhe më shumë pas tij. Ashtu si ne, edhe publiku vendosi që ngjan më mirë kështu.

Vserlo nga ana tjetër ka guxuar si me ngjyrën ashtu edhe me modelin. Nga baluke të gjata, flokë biond të shkurtër, ngjyrë karrotë apo kafe. Sidoqoftë publiku mendon se ai duket më mirë me flokë më të shkurtër.