Nëse do na thonin më parë se Young Zerka dhe Majk do të vinin me një projekt së bashku, ndoshta nuk do ta besonim. Por, ja ku jemi këtë javë me “Ku je bre”.

Nuk kishte si të ndodhte më mirë sesa kombinimi perfekt i zërave të dy artistëve më të njohur të tregut shqiptar siç janë Young Zerka dhe Majk. Dyshja kanë sjellë së bashku një këngë të titulluar “Ku Je Bre”, publikuar më 27 mars 2023 dhe është bërë menjëherë këtë javë pjesë “The Top List”.

Ky projekt muzikor ka si producent Alandy dhe teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarët. Dëgjuesit e kanë pëlqyer menjëherë këtë këngë dhe e kanë simpatizuar tepër edhe në rrjete të ndryshme sociale.

“Ku je bre” sjell më së miri dy stilet sa të ngjashme, po aq edhe të ndryshme të Young Zerkës dhe Majk që sintonizohen kaq bukur. Ky projekt të sjell dëshirën për të kërcyer menjëherë sa e dëgjon.

Gjithashtu dhe klipi duket i mirëmenduar për vetë atmosferën e “Ku je bre”. Nëse edhe kjo nuk ju bën të provoni pak ‘belly dance’, atëherë nuk dimë se çfarë t’ju themi tjetër.