Pa dyshim mund të themi se kjo javë është e mbushur me plot bashkëpunime midis artistëve në tregun tonë muzikor. I pari vjen midis David Dreshaj dhe Young Zerka, të cilët kanë sjellë “Diabla”.

Projekti pa diskutim sapo u publikua u prit mjaft mirë duke siguruar vlerat e një super hiti. “Diabla” është një hyrje e re e kësaj jave në “The Top List” dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Si fillim, bashkëpunimi mes dy artistëve kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, patjetër që është një surprizë. Askush nuk e priste që një kombinim i tillë do të ishte kaq i përshtatshëm dhe me të tillë suksesi që pasoi.

Teksa Young Zerkën e kemi parë në disa bashkëpunime me artistë të ndryshëm ndër vite, nuk mund të themi të njëjtën që për Davidin. Ky i fundit ka preferuar që të vijë më së shumti solo.

Megjithatë, “Diabla” padiskutim që qëlloi në shenjë dhe mund të themi që deri më tani është ndër bashkëpunimet tona të preferuara. Kënga e dyshes është pozicionuar nëpërmjet votave të publikut në vend të 28-të për këtë javë.