Një tjetër bashkëpunim i shtohet kësaj vere dhe po ashtu dhe klasifikimit të “The Top List”. Ashtu siç kishin paralajmëruar kohët e fundit, Muma dhe Lumi B janë bërë bashkë për të sjellë projektin e radhës.

“Nale nale” titullohet kënga e tyre e re që është votuar nga fansat për të hyrë në listën e 100 këngëve më të mira të javës. Kënga ka nota mjaft ritmike, e fundja nuk mund të prisnim ndryshe nga dyshja që godasin gjithmonë me projektet e tyre.

“Nale nale” shënon kështu dhe rikthimin në listë pas disa muajsh të Lumi B. Projekti i tij i fundit ka qenë një tjetër bashkëpunim, ai me Lyrical Son dhe Mc Kresha në “Maje”. Nga ana tjetër projekti i fundit në listë nga Muma ka qenë “Dashni” që erdhi si bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Projekti i përbashkët i dyshes premton të jetë një sukses i padiskutueshëm. “Nale nale” i ka renditur artistët në vend të 51-të në “The Top List”.