Vetëm pak ditë më parë Ronela Hajati erdhi me një projekt të ri muzikor ashtu siç dhe e kishte pralajmëruar. “Jepi Gaz” mban titullin kënga e saj e cila arriti që të rrëmbente kreun e javës.

Por ndoshta ajo që nuk kishim parashikuar ishte se ky projekt do të vinte në fakt si një cover. Para më shumë se 15 vjetësh, artistja Crazy Girl e publikoi për herë të parë “Jepi gaz”.

Dhe ashtu si edhe para shumë vitesh ky projekt rezultoi një hit, të njëjtat premisa ka dhe versioni i ri i Ronelës. Megjithatë ne në llogarinë tonë të Instagramit ngritëm një sondazh se cilin nga dy versionet pëlqenin ndjekësit më shumë.

Rezultatet ishin këto; 60% pëlqenin më shumë versionin origjinal të Crazy Girl, ndërsa 40% preferonin atë të Ronela Hajatit. Sidoqoftë, “Jepi Gaz” është e sigurtë që do të na ndjekë gjatë gjithë sezonit të verës.