15 korriku nuk do të jetë një ditë normale në kryeqytet. Nuk mund të jetë e njëjta pasi platforma televizive që mbledh gjithë shqiptarët shënon plot 15 vjet që nga koha e krijimit të saj.
Një koncert madhështor pritet të organizohet në Sheshin Skënderbej, ku emra të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë në skenë, për ta bërë 15 korrikun, një datë të paharrueshme për të gjithë shqiptarët.
Por cilët janë artistët që do performojnë në këtë event?
Derimë tani janë konfirmuar 8 artistë që do të marrin pjesë në këtë koncert dhe sigurisht janë disa prej emrave më të kërkuar të momentit.
Ronela Hajati, Young Zerka, Lyrical Son, Mc Kresha, Ledri Vula, Vedat Ademi, Alban Skënderaj dhe Yll Limani, këta janë këngëtarët që priten të ngrejnë në këmbë publikun kryeqytetas me performancat e tyre energjike.
Se cilët do të jenë artistët e tjerë pjesëmarrës, kjo është ende një surprizë, që do zbulohet shumë shpejt.