John Shahu rikthehet me një tjetër projekt muzikor. Këtë herë me këngën “Get Close”, një miks modern mes atmosferës së R&B dhe ritmeve të Afrobeats.

Kënga sjell një vibe të ngrohtë, urban dhe plot groove, duke kombinuar melodinë e R&B me energjinë karakteristike të Afrobeats. “Get Close” është nga ato këngë që të futin shpejt në ritëm dhe krijojnë një atmosferë perfekte për playlist-at moderne.

Me një produksion që i jep hapësirë vokalit dhe ritmit, John Shahu sjell një tjetër ngjyrë në muzikën e tij, duke u afruar me tingujt që po dominojnë skenën urbane ndërkombëtare.

“Get Close” vjen si një ftesë për t’u afruar me muzikën, ritmin dhe atmosferën që përcjell kënga. Një projekt me shumë groove, pak R&B, shumë Afrobeats dhe një John Shahu që duket se po eksploron gjithnjë e më shumë anën e tij moderne artistike.