Alis rikthehet me një tjetër projekt muzikor. “Ku po shkon”, një këngë që vjen me shumë emocion, ndjeshmëri dhe atë atmosferën moderne që të mbetet në mendje.

“Ku po shkon” duket si një pyetje e thjeshtë, por pas saj fshihet një botë e tërë emocionesh. Me një interpretim të ndjerë dhe një atmosferë që ndërthur modernitetin me emocionin, Alis i jep këngës një identitet të veçantë.

Një kujtesë që siç ka thënë dhe Alis: “Ndonjëherë të gjithë kanë diçka për të thënë për rrugën tënde, të flasin me bindje, të premtojnë se e dinë më mirë. Po ka disa rrugë që nuk mundesh t’i kuptosh pa i ecur vetë. Edhe kur ke frikë. Edhe kur mbetesh krejt vetëm. Edhe kur s’e din ku po të çojnë.”

Tingujt, teksti dhe mënyra e interpretimit krijojnë një atmosferë intime, ndërsa titulli i këngës mbetet si një pyetje që vazhdon të të ndjekë edhe pasi kënga ka përfunduar. “Ku po shkon” vjen për të sjellë një tjetër ngjyrë në repertorin e Alis dhe për t’i dhënë muzikës një dozë të fortë emocioni.