Pas suksesit të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, Yll Limani ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor, “Ta Kom Fal”, kënga që shënon publikimin e parë të artistit për këtë vit. Balada e re vjen me atmosferë emocionale dhe një rrëfim që prek ndjenjat e dashurisë, faljes dhe reflektimit, elemente që Ylli di t’i sjellë në mënyrën më autentike për publikun e tij.
“Ta Kom Fal” vjen pas një periudhe tepër të suksesshme për artistin, ku albumi i tij i fundit u kthye në një nga projektet më të dëgjuara dhe më të komentuara në skenën shqiptare.
Kënga është votuar maksimalisht nga fansat e tij, duke hyrë në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List” dhe duke rrëmbyer menjëherë kreun.
Me këtë projekt të ri, Ylli dëshmon edhe një herë se di të eksperimentojë dhe të sjellë risi, pa humbur identitetin artistik që e ka bërë një nga emrat më të pëlqyer të muzikës shqiptare.