Vitit 2022 sapo po i vjen fundi, edhe pse le ta pranojmë se ka ikur ‘sa hap e mbyll sytë’. Fundja, e si mund të ndodhte ndryshe kur e kemi shoqëruar çdo ditë të vitit nën tingujt e këngëve më të mira shqiptare.

Teksa vëmendja mbetet ende tek projektet muzikore, janë disa këngë që na kanë shoqëruar më shumë gjatë muajit dhjetor të festave. Këtë vit për muajin e fundit, triumfoi Elvana Gjata me projektin e saj “Clap Clap” në bashkëpunim me artistët e huaj Gran Error dhe Antonia.

Edhe pse kjo këngë është publikuar që në verë, duket se u kthye në ‘himnin’ e muajve të fundit. Pra, me pak fjalë, është e përkryer për ta mbyllur vitin 2022 me duartrokitje.

Ndërsa ky vit mbetet i qartë se kush e mbajti kreun më shumë, pyetja lind në lidhje me vitet e kaluara. Ja kush e ka mbajtur kreun më shumë në muajin e fundit të vitit që nga fillimi i “The Top List”.

Viti 2015

2Ton – Ani nasht

Viti 2016

2Po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt

Viti 2017

Miriam Cani – Meteor

Viti 2018

Alban Skënderaj – Nëntor, 26

Viti 2019

Diona Fona ft. EAZ – Ti je

Viti 2020

Yll Limani – Leje

Viti 2021

Capital T x Elvana Gjata – Flakë

Viti 2022

Gran Error x Elvana Gjata x ANTONIA – Clap Clap