E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte këngëtarja Vesa Smolica. Duke folur për projektin e saj më të fundit këngëtarja ndau edhe detajet e projektit të saj në bashkëpunimin me “West Side Family”…
Pjesë nga biseda:
Jonida: Së fundmi është publikuar edhe kënga “Vetes” me Fatjon Macula është pritur mjaft mirë dhe mendoj se edhe ty vetë të ka dhënë një spunto të madhe…
Vesa: Patjetër që po, ka ndodhur tepër natyrshëm dhe me shpejtësinë e dritës do të thoja pa u munduar shumë gjatë dhe të gjithë artistat duan ta provojnë këtë gjë, mos ta mendojnë shumë dhe t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë. Ishte një moment i imi që unë isha duke punuar në një gjë tjetër, sepse ju e dini tashmë që kam kaluar edhe tek muzika popullore edhe isha investuar tek diçka tjetër nuk dua të investohem tek artistikja sepse ka kohë festivalet janë në findvit. Vetëm kur vjen një thirrje nga Alban Kondi të cilën e mirëprita me shumë dashamirësi, unë e kam ndjekur që e vogël “West Side Family” edhe ishte si ëndërr e bërë realitet për mua. Ndërkohë Miri nuk e dinte që unë isha zëri i këngës dhe kur më pa u befasua aty, promovimi njëkohësisht ishte i bukur, por kënga u realizua brenda javës, javën tjetër u realizua klipi, nuk i kemi dhënë shumë zë por ja që shkoi lento-lento.
Niko: Ajo duket këngë e mirëmenduar…
Vesa: Në kompozim dhe në tekst ishte e përgatitur, por unë nuk isha gati.
Jonida: Albani e ka thënë po dëgjoja radion dhe po trasmetohej një këngë e jotja dhe ky është zëri i duhur.
Vesa: Po e dimë është e vështirë për vokalin edhe pse në Shqipëri ka shumë zëra të bukur vetëm duhet të dish ta përshtatësh.
Jonida: Ishe pjesë e festivalit me këngën me titull “Lutem”…
Vesa: Me tekst nga Ariona Rushiti dhe Enis Mullai me kompozim.
Jonida: Janë dy emra që kanë qenë në Eurovision disa herë i zgjodhe ti ata me këtë qëllim apo thjesht të pëlqeu kënga?
Vesa: Unë sa herë dua të marr pjesë nëpër festivale shkoj tek njerëzit që kanë shumë peshë edhe e dinë kapacitetin tim edhe unë të tyre që kur të jemi së bashku të bëjmë diçka bombastike edhe madhështore siç i ka hije stilit dhe vokalit tim. Sepse për këngë më të vogla dhe më të thjeshta i shkruaj vetë, por kam dëshirë të shfaq atë kapacitetin që kam dhe ndoshta atë që as unë se njoh me një sy tjetër. Po kështu kam shkuar edhe tek Erjona Rushiti duke e ditur se të njëjtën gjë do të bënin. Unë kam kërkuar vetë zhanerin muzikor, tematikën e këngës domethënë jam vetë specifike nuk e di a vjen më lehtë ose më ngadalë, por kur kam folur me Armand Rexhepagiqin më ka thënë nuk është e lehtë kur tregon një artist se çfarë dëshiron është e vështirë sepse nuk e di nëse do t’ja qëllosh këngës. Fatmirësisht jam shumë e qartë në mendimet e mia dhe idetë dhe kam shkuar me idenë dua diçka më internacionale, më madhështore. E kam menduar si një pikturë të madhe dhe atë e kam hedhur në letër.
Jonida: A është Eurovisioni një tjetër synim për ty, ëndrra jote është të përfaqësosh Shqipërinë në Eurovision?
Jam vajzë kompeticionesh, ma kërkon trupi adrenalinën e ‘live-et’ sidomos në një këngë që është vetëm 3 minuta. Po në festivale unë nuk është se marr pjesë konstatisht, njihem si vajzë e festivaleve, por kam qejf të reflektoj me veten të shoh trendin që është edhe të shkoj tek një kompozitor i duhur ose tekstshkrues që është i kohës edhe të provosh gjëra të ndryshme. Nuk marr pjesë thjesht të mbush një numër në festival, por marr pjesë sepse pretendoj. Normalisht që Eurovisioni është një pikësynimi, sepse pastaj nëse nuk është mendoj që duhet të investosh sepse pjesa artistike ka investim shumë të madh. Në të gjitha aspektet që kështu kur të ndihesh e sigurt merr pjesë unë marr pjesë për një arsye për të fituar çmimin të jurisë. të publikut. E kam synim Eurovisionin e kisha shumë synim të përfaqësoja Shqipërinë atje, por është edhe problemi pak tek unë që në mënyrë konstate nuk marr pjesë.
Sa i përket komenteve negative ja se si përgjigjet Vesa Smolica…
Vesa: Deri vonë mua më kanë thënë për disa veshje në videoklipe, sepse ti e di që duhet të hysh në rol edhe të ndryshosh pak për t’u bërë interesante edhe te publiku dhe kanë komentuar “Aman përse nxjerr b**ën për famë?” Unë e nisa për sarkazëm të përdor disa foto të Dua Lipës a ishte e famshme dhe u thoja përse Dua Lipa për një copë famë shkel fytyrën edhe nxjerr b**ën (qesh) domethënë nuk ka lidhje me famën.
Niko: Artistat shqiptarë gjykohen shumë dhe më vjen shumë keq për këtë se nëse ne nuk tregojmë artin e Vesës dhe themi që nuk bën dhe i tregojmë gishtin, në fakt në një botë muzike të gjithë bëjnë. Edhe ai që ka pak vokal edhe shumë talent.
Jonida: Aq më tepër kur zhaneri që ti po këndon i përshtatet një stili veshjeje…
Vesa: Këtu ka keqkuptime tani që këndoj nëpër dasma unë nuk do të shkoj siç vishem në klip ky është keqkuptimi më i madh. Tek ne në Kosovë është një shprehje “Siç është vendi edhe kuvendi” unë e përdor këtë shprehje kudo qëshkoj se unë nuk do të shkoj të këndoj me tuta ose me pantallona të shkurtra në dasëm domethënë duhet të përshtatesh.