Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Jeni kuriozë të mësoni se cilët janë ata këngëtarë që patën më shumë sukses këtë javë?

Elgit Doda me këngën e tij “TL” padyshim që ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm që nga momenti i publikimit. Këtë javë është rritur me 29 vende në klasifikim.

Një tjetër projekt i Elgit Dodës, këtë herë bashkëpunimi me Romeo Veshaj, “Piloti”. Kjo këngë është rritur me 23 pozicione.

Adriano me projektin e tij “Por favor” është rritur me 29 pozicione. Duket se kjo është një ndër këngët më të preferuara nga publiku.

Dy projekte në një, “Anash & Doja” nga Anxhelina dhe Flori Mumajesi duket se ka goditur në shenjë si bashkëpunim. Ky projekt është rritur me 28 pozicione.

Një projekt që ka pak kohë në klasifikim është “U kry” nga Tr3ndy dhe Faton Qerimi. Kjo nuk e ka ndaluar aspak që të rritet me 30 vende.

“Kuku” nga Butrint Imeri ka rezultuar gjithashtu mjaft i pëlqyer nga publiku. Kjo këngë është rritur me 19 vende.

Yll Limani ka fituar mjaft zemra me albumin e tij. Dy nga këngët e këtij EP, “Çka nëse” është rritur me 26 vende, nëse “Vonë” me 20 vende.

“Paret lejla”, një nga këngët e albumit të fundit të Mc Kresha dhe Lyrical Son është rritur me 36 pozicione.

“Fotot” e Anxhelo Koçit ka dy javë si pjesë e klasifikimit dhe këtë javë është rritur me 21 pozicione.

Projekti i Lorenc Hasramës, “Janari” gjithashtu ka rezultuar mjaft i pëlqyer duke u rritur me 32 pozicione këtë javë.