Klasifikimi i “The Top List” për këtë javë ka ndryshuar shumë, aq më tepër renditja në Top 5. Është Yll Limani, i cili po kryeson listën me një nga këngët e albumit të tij të ri, “Lshoja Zanin”. Por jo vetëm kaq. Kjo nuk është kënga e vetme e Yllit në Top 5.

Në vend të dytë renditet Adriano me “Por favor”, projekt ky që është rritur me 6 vende nga java e kaluar. Ndërkaq në vend të tretë renditet sërish Yll Limani me “Qaj”. Por surpriza e kësaj jave ka qenë pikërisht një nga hitet e kësaj vere.

Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Yll Limanin, “E di” ka qenë sigurisht një ndër të preferuarat e publikut dhe rikthimi i tij në Top 5 nuk ishte dhe aq i papritur. “E di” është rritur me 12 vende nga java e kaluar.

Ndërkohë nëse javën e kaluar Capital T dhe Elvana Gjata qendronin në krye, pozicionim ky që zgjati për dy javë, këtë herë projekti i tyre ka zbritur në “vend të pestë. Megjithatë Top 5 mbyllet bukur me “Flakë”.