I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë Lorenc Hasrama. Këngëtari i njohur foli për planet e tij nëpër pjesëmarrjet në festivale si dhe gjithashtu, ka kujtuar edhe fillimet e karrierës së tij si edhe pjesëmarrjen në “The Voice of Albania”. Ja se çfarë tha ai…
Lorenc çfarë kujton nga ajo kohë?
Është një emocion i përzierë në fakt sepse le të themi se unë jam një nga ato individët i cili është ndodhur padashje aty. Nuk është se kam patur ndonjë lloj pritshmërie, të paktën në fillim. Unë jam ai rasti që nga larja e pjatave (qesh) kam kapur kulmin, sepse “The Voice” në atë kohë kishte goxha rëndësi, për këtë profesion që bëjmë ne dhe të shkoje aty ka qenë shumë e çuditshme sepse kam shkuar me idenë që nuk do të kthehej njeri fare.
Nëse do të hiqnim pjesën e klikimeve, a do të bëje sërish të njëjtin zhaner muzikor, pra baladat?
Baladat nuk kanë qenë asnjëherë arsyeja e përfitimeve të mia monetare, e kam bërë se e kam ndierë. Aty jam ndierë rehat dhe është më e thjeshtë për mua që të mpleksem. Kam bërë dhe unë ato komercialet, por duke pasur pikë të fortë pjesën e live, nuk është e kam pasur shumë primare të bërit hit me klikime të mëdha. Kam pasur ecuri të mirë dhe konstante. Kam zhvilluar aktivitete edhe pa prodhuar materiale të reja.
Çfarë të bën ty të krijosh?
Imagjinata. Është komplet imagjinata, e kam shumë të zgjeruar këtë pjesë. Fus një ide në kokën time dhe pastaj krijoj gjithë historinë fiktive.