menu

“Top 10” rrotullohet rreth vetes


Ora: 18:00 Datë: 30/05/2019

Ndërkohë që vendi i parë ka ardhur një surprizë këtë javë, “Top 10” nuk është hasur me ndryshime të mëdha. Në 10-shen e këngëve më të dëgjuara kemi vetëm dy hyrje të reja ndërsa pjesa tjetër e këngëve mbetet e njëjtë, duke humbur nga një ose dy pozicione.

Në vendin e parë është renditur bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Soolking, “Zemer”, i cili është ngjitur me 6 pozicione nga java e kaluar ndërsa dy bashkëpunimet e tjera, “Drejt ne zemer” e Alban Skënderaj dhe 2Ton si edhe “Menemadhe” e Lyrical Son, Ledri Vula dhe Mc Kresha kanë humbur nga një pozicion, duke u renditur përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e 4-t kemi një hyrje të re dhe bëhet fjalë për Kidën e cila ka ardhur në një bashkëpunim me Lyrical Son, “Deja Vu”, duke bërë një rikthim dinjitoz pas disa muajsh mungesë. Në vendin e 5-të dhe të 6-të kemi dy këngë “solo”, të cilat kanë shumë pak ndryshime në pozicionim. “Harrom” e Yll Limanit është ngjitur me një pozicion, duke zënë vendin e 5-të ndërsa “Pa dashuri” e Elvana Gjatës ka humbur dy pozicione, duke u renditur në vendin e 6-të.

Kënga që ka humbur më shumë pozicione në këtë “Top 10” është bashkëpunimi i Tayna dhe Ledri Vulës, “Aje” i cili ka zbritur me 4 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e 7-të.

Sikurse përmendëm edhe më lartë, në këtë “Top 10” kemi dy hyrje të reja dhe përveç Kidës, falë votave të fansave, Ronela Hajati është ngjitur me 4 pozicione me këngën “Pa dashni”, duke u renditur në vendin e 8-të. Ndërkohë që vendi i 9-të ka pësuar një ndryshim të vogël, vendi i 10-të mbetet i njëjtë sikurse edhe javën e kaluar. “Yalla” e Young Zerkës ka humbur një pozicion dhe mban vendin e 9-të ndërsa Vedat Ademi vazhdon të ruajë  vendin e 10-të me këngën, “Nuk kam faj”.