Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Dren Abazit, 2Ton dhe Jonida Maliqit. Pas një kohe të gjatë mungese artistët janë rikthyer sërish me projekte të reja në klasifikimin e “The Top List”.

Jonida Maliqi i ka dhënë fund pauzës së gjatë në muzikë duke sjellë një projekt në bashkëpunim me Obie Kellz, një artist ndërkombëtar, të titulluar “Need You”. Vetë këngëtarja i është referuar këtij rikthimi si njërikthim në dashurinë e saj të parë, muzikën. Kjo këngë vjen me nota shumë të ëmbla dhe romantike, me një dedikim të ngrohtë dashurie. Jo vetëm kaq, por Jonida ka ardhur me një premtim për të gjithë fansat e saj duke thënë se së shpejti do të vijnë dhe projekte të reja.

https://www.youtube.com/watch?v=oJZoum6x1fg

Kanë kaluar disa muaj që kur Dren Abazi publikoi këngën e tij të fundit, “Hana”. Tashmë për të gjithë fansat e tij, por jo vetëm, Dreni ka sjellë një tjetër projekt që ndoshta do ta kalojë suksesin e “Hana”. Kënga e tij e re titullohet “Në sytë e tu” dhe është aq romantike dhe e ndjerë nga ato që vetëm Dreni di të sjellë tek ne.

Nga ana tjetër 2Ton nuk ka bërë pauza shumë të gjata në muzikë. Por ka kaluar një periudhë e gjatë që kur ai ka pasur një projekt në klasifikimin e “The Top List”. Këtë herë ai ka ardhur me “Latina”, një këngë ritmike që solli rikthimin e tij në listë.