Majk dhe Dhurata Dora janë dy nga artistët që janë të renditur mjaft mirë në klasifikimin e “The Top List”. Dyshja është pjesë e “Top 20” me nga dy projekte muzikore secili.

“Stila” mban titullin publikimi më i ri i Majk, i cili ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në listën e “Top Awards”, edhe pse ka vetëm një javë që ka dalë në treg.

Majk është rikthyer sërish romantik në këtë këngë, e cila falë sugjerimeve të shumta është renditur në vendin e 10-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.

Nga ana tjetër edhe “Katile” është e renditur në një pozicion tepër të favorshëm në Top Listë. Edhe pse ka më shumë se 2 muaj që ka dalë në treg, kjo këngë është bërë pjesë listës vetëm 3 javë më parë. Gjatë kësaj jave, ky projekt muzikor mban vendin e 17-të.

Dhurata Dora erdhi këtë verë në një bashkëpunim me Lumi B, duke sjellë “remake” të “Simpatia”, i cili është vlerësuar nga ana e publikut. Kjo këngë, e cila ka 8 javë që qëndron në “The Top List”, mban vendin e 14-të për këtë javë.

Vota të shumta ka marrë edhe projekti “solo” i Dhurata Dorës, i publikuar rreth 3 javë më parë. I titulluar “Bubble”, ky projekt muzikor nuk ka ndryshuar renditje krahasuar më javën e kaluar, duke u renditur kështu në vendin e 20-të.