Një tjetër këngë e re i është shtuar tregut muzikor dhe bëhet fjalë për projektin “Zemra e saj” që vjen nga reperët Mc Kresha, Lyrical Son dhe Majk. Ky projekt ka hyrë menjëherë në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Edhe pse jemi në javën e dashurisë, nuk është e thënë që të kemi vetëm këngë romantike të lumtura dhe të ëmbla. Ja ku tre artistët na vërtetojnë dhe të kundërtën e kësaj.

Për juve që ju është thyer zemra, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Majk, krijojnë ‘himnin’ që ju duhej në këto ditë. Teksti është shkruar nga vetë reperët dhe menjëherë është pritur mirë nga dëgjuesit.

“Zemra e saj” është një nga projektet që e dimë se shumë prej jush do të gjejnë ca copëza nga vetja. Treshja e artistëve pozicionohen në vend të 21-të të listës aktualisht.