Këtë javë jemi njohur me plot hyrje të reja në klasifikimin e ”The Top List”. 12 projekte të reja u votuan nga publiku për të qenë pjesë e listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.

Kjo javë ka sjellë gjithashtu dhe artistë të rinj që debutuan për herë të parë në Top Awards. Por patjetër nuk kishin si të mungonin as bashkëpunimet.

Dhe pikërisht këtu do të ndalemi pak. Këtë javë në mesin e projekteve të reja, kishim 4 bashkëpunime, Ledri Vula dhe Lyrical Son, Dhurata Dora dhe Raf Camora, Diona Fona dhe Lumi B, Olsi Bylyku dhe Ronela Hajati.

Ditën e djeshme ne postuam një sondazh në InstaStory ku pyetëm ndjekësit se cilin prej bashkëpunimeve të javës kanë pëlqyer më shumë. E mesa duket më i preferuari, të paktën nga Instagrami, është ”Palma” nga Dhurata Dora dhe Raf Camora.