Këtë javë me hyrjen e disa këngëve të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe me daljen e disa të tjerave prej listës, disa nga artistët në renditje, kanë disa këngë paralelisht. Por cilët janë ata dhe me cilat këngë përfaqësohen kaq suksesshëm…

Në vend të parë qëndron Ledri Vula me plot 11 këngë në klasifikim. Këtu përfshihen “E keni dit”, “2 Passaporta”, “Mrena”, “Yjet dalin natën”, “Gjendja”, “Përshëndetje Hejter”, “Win Win”, “Rri” “Omël”, “I like it” dhe “Prek”.

Pas tij vjen Elvana Gjata në vend të dytë me 8 këngë njëkohësisht. “Si na”, “Pak”, “Si na negativ version”, “Rrotullo”, “My all”, “Gajde”, “Luj”, “Synin”.

Me fare pak diferencë vjen Dhurata Dora me 7 këngë. Një pjesë e mirë e tyre janë në bashkëpunim me Elvana Gjatën. “Pa mu”, “Gajde”, “Kallma”, “Rrotullo”, “Luj”, “Besame”, “Palma”.

Me 5 këngë janë Dafina Zeqiri dhe Kejsi Tola. Dafina përfaqësohet nga “E para/I pari”, “Kaje”, “Nafije Remix”, “Si mua”, dhe “Harroj”. Nga ana tjetër Kejsi është në listë me këngët e albumit të saj; “All night”, “Distraction”, “What you want”, “Do me like that”, “One night in Barcelona”.