Klasifikimi i Top Awards është shndërruar në një nga përzgjedhësit më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Nga java në javë kësaj liste i shtohen projekte të reja, duke lënë jashtë saj disa këngë të tjera, të cilat nuk mund të marrin votat e mjaftueshme për të qëndruar në klasifikim.

Janë pikërisht fansat e artistëve, të cilët bëjnë përzgjedhjen se cilat këngë duhet të qëndrojnë në “The Top List”, pavarësisht kohës kur janë publikuar. Po kush janë artistët që kanë më shumë javë në klasifikim?

Listën e kryeson Romeo Veshaj me Ermal Fejzullahun. Bashkëpunimi i tyre, “Më e mira”, është prej plot 64 javësh në klasifikim dhe momentalisht renditet në vend të 26-të të listës.

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, përveç se kanë një miqësi mjaft të mirë, kanë sjellë dhe tre bashkëpunime. Por “Gajde”, projekti i parë i tyre, ishte ai që goditi më së shumti. Kjo këngë është prej 62 javësh pjesë e listës dhe renditet në vend të 35-të.

Po ashtu Yll Limani dhe Noizy janë pjesë e kësaj liste me bashkëpunimin e tyre të parë. Një hit si “Alkool” është prej 60 javësh pjesë e “The Top List” dhe momentalisht renditet në vend të 38-të.