Një tjetër javë surprizuese kjo në “The Top List”. Për habinë e të gjithëve, kjo javë nuk pati asnjë ndryshim në klasifikimin e Top 5.

Teksa kjo javë pati vetëm një hyrje të re në klasifikim, sytë na shkojnë tek 5 projektet më të votuara të listës nga publiku. E në fakt artistët janë po të njëjtët me të javës që lamë pas.

Ndryshimi i vetëm që hasim këtë javë është vendi i parë dhe i dytë. Kreun ka arritur që ta rrëmbejë remixi i ”Nafije” me Young Zerka, Dj Geek, Dafina Zeqiri dhe Mc Kresha, me një vend më lart në renditje.

Vendi i dytë shkon për Elhaida Danin me projektin e saj të ri ”Vetja”, duke u pozicionuar një vend më poshtë nga java e kaluar. Tre vendet e mbetura të Top 5 nuk kanë asnjë ndryshim.

Shpat Deda pozicionohet sërish në vend të tretë me projektin e tij solo ”T’huj” e teksa në vend të katërt qëndron bashkëpunimi i tij me Edona Vatocin, ”Terr”. Sa i përket vendit të pestë, David Dreshaj e mbyll Top 5 edhe për këtë javë me ”Si këmbanë”.