Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë…

“Falje vetes” e Sardit është padyshim një nga projektet më të pëlqyera nga publiku. Kjo këngë është rritur me plot 56 vende nga java e kaluar.

Një projekt shumë i veçantë nga dyshja e njohur, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ishte dhe “Tduh-duh”. Kjo këngë është rritur me 26 pozicione.

Mini albumi i Yll Limanit, “Lshoja Zanin” padyshim që ishte mjaft i suksesshëm. Dy nga këngët e këtij albumi këtë javë kanë pësuar më shumë rritje në pozicionim. “Vonë” është rritur me 26 vende dhe “Çka nëse” me 23 vende.

“Zjarr në shpirt”, një nga këngët e Alban Skënderaj në Top 100, edhe pse ka 43 javë si pjesë e klasifikimit, është rritur me plot 23 vende nga java e kaluar.

Capital T vetëm dy javë më parë publikoi “Dy zemra & Për ty”, një projekt siç e quajti dhe ai ‘2 në 1’. Pikërisht “Dy zemra” është rritur me 10 pozicione nga java e kaluar.

Projekti “Janari” i Lorenc Hasramës gjithashtu është rritur mjaft nga java e kaluar, me plot 22 pozicione.

“Jeta jem” nga Estto, një këngë dashurie e publikuar më 14 shkurt është rritur me 21 pozicione nga java e kaluar.