Kishte kaluar pak kohë që kur kishim dëgjuar një projekt të ri nga Estto. Dhe pritjes tanimë i ka ardhur fundi, pasi ai ka sjellë për publikun këngën e tij më të re.

Estto pason klasifikimin e ”The Top List” me projektin e tij “Boll Mo”, i cili është publikuar ditët e fundit. Këngëtari ka zgjedhur një ide të veçantë edhe për realizimin e videoklipit të kësaj kënge.

Estto është ndër ata artistë që nuk gabon me krijimet e tij. Dhe i tillë ishte dhe ky i fundit, ”Boll mo”.

Me zërin e tij të ëmbël dhe karakteristik, artisti arrin të të preki zemrën çdo herë. Por ajo që vihet re është dhe ngjashmëria e madhe që ka me Besnik Qaka, solistin e NRG Band.

Aq më tepër refreni të bën konfuz sa mezi arrin të bësh dallimin. Fundja të dy artistët kanë zë aq të ëmbël sa i bëjnë këngët e dashurisë që sjellin, akoma edhe më të bukura. ”Boll mo” renditet këtë javë në vend të 88-të.