# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Semi Jaupaj

Në moshën 10-vjeçare e dashuruar pas muzikës, Semi shënon pjesëmarrjen e parë në një kompeticion zyrtar të muzikës,“Festivalit Kombëtar të Fëmijeve” Shkodër. Në moshën 13-vjeçare në po të njëjtin festival ajo shpallet si këngëtarja më e mirë. Më pas kjo ambicie për muzikën konkretizohet në Liceun Artistik “Jordan Misja” ku Semi Jaupaj nisi dhe përfundoi studimet për Kanto.

Debutimi i saj në muzikën moderne ishte në Maj 2010, ku Semi Jaupaj merr pjesë në Top Fest 7 me këngën “Afër Meje”. Disa muaj më pas ajo merr pjesë në talent show “Star Akademi”, garë në të cilën fitoi vendin e dytë si këngëtare. Në Nëntor 2010, Semi merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “Energji Pozitive”, këngë nga Bojken Lako e që u kualifikua në gjysmë finale.

Në Dhjetor 2010, Albi Xhepa & Sam Jaupaj marrin pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Dritë”, duet që u vlerësua si kënga më e mirë e kategorisë së të rinjve duke dalë në finale. Semi formoi një grup në përbërje të së cilës dominojnë vajza. 4 vajza dhe një djalë formojnë grupin “Grifshat”. Me Grifshat Semi mori pjesë në “Kënga Magjike” ku doli deri në gjysmë finale me këngën “Jashtë lëkure nuk do dal”.

Një tjetër pjesëmarrje ka qenë ajo e festivalit të RTSH ku këndoi këngën “Të zakonshëm”, duet me Bojken Lakon. Grupi me të cilën performoi quhej “BOJKEN LAKO & BREZA”. Në vitin 2012, Semi me grupin e saj “Grifshat” ka shënuar pjesëmarrjen e dytë në “Top Fest 9” me këngën “Pafundsi”. Kënga u kualifikua deri në gjysmë finale. Në Nëntor 2013, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën “Vetëm”. Në vitin 2014, Semi Jaupaj ishte finaliste në The Voice Of Albania 4. Më datë 7 Korrik 2014, Vin Veli publikon “Without You”, në bashkëpunim me Semi Jaupaj.

Në Shtator 2015, Semi merr pjesë në Kënga Magjike duke u rikthyer për herë të pestë. “Veç lotët”, një krijim i Eriona Rushiti, flet për një dashuri të humbur, që nuk i ka mbetur asgjë “veç lotët”. Më datë 31 Maj 2019, Bulza publikojnë videoklipin “Colours”, në bashkëpunim me Semin. Në Maj 2021, ajo merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën “Jetike”. Më datë 15 Shkurt 2022, Semi Jaupaj publikon videoklipin “Mos U Kthe”.

NEWS

Mistike dhe sensuale, Semi Jaupaj në rolin e një perëndeshe mitologjike në këngën e re!

Kënga e re e Semi Jaupajt, e titulluar “Mami‑Wata”, përfaqëson një kapitull të freskët në karrierën e saj muzikore. Publikimi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe për energjinë që sjell. Një këngë që shpalos sensualitet dhe mister përmes metaforës së figurës mitike “Mami Wata”. Semi Jaupaj rikthehet me një...

U publikuan në dimër, por po kapin verën, këngët më jetëgjata në listë...

Klasifikimi i Top Awards është shndërruar në një nga përzgjedhësit më të mirë të muzikës moderne shqiptare. Nga java në javë kësaj liste i shtohen projekte të reja, duke lënë jashtë saj disa këngë të tjera, të cilat nuk mund të marrin votat e mjaftueshme për të qëndruar në klasifikim....

Semi Jaupaj me një tjetër bashkëpunim, pas Romeos tani me Don Phenom!

Don Phenom dhe Semi Jaupaj kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. “Rakia” mban titullin ky bashkëpunim, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, dyshja kanë arritur një kombinim mjaft të mirë së bashku. Po ashtu këtë e...

Ja si e kanë komentuar fansat këngën e re të Romeos dhe Semit…

Pas shumë vitesh miqësi, kishte munguar një projekt i tyre së bashku. Por tani duket se lutjet e fansave u dëgjuan… Po flasim për Romeo Veshaj dhe Semi Jaupaj. Më në fund dyshja e njohur e artistëve ka ardhur tashmë me një bashkëpunim. Ata kanë publikuar së fundmi projektin me...

Emra Brah nga Semi Jaupaj, tashmë tek Don Phenom!

Nuk ka kaluar shumë që nga projekti i fundit i Emra Brah, që ishte një bashkëpunim me Semi Jaupaj. Por tashmë artisti ka sjellë një tjetër duet. Këtë herë ai ka vendosur që të bashkojë forcat pikërisht me Don Phenom. Projekti i tyre më i ri mban titullin “O jet”...

Kënga e re e Semi Jaupaj dhe Emra Brah menjëherë një sensacion!

Një bashkëpunim i fortë ka ardhur këtë javë midis Emra Brah dhe Semi Jaupaj. Dyshja kanë sjellë bashkë një këngë dedikuar dashurisë, e cila titullohet “Fotografia”. Ky projekt ka hyre këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të katërt të...

Semi Jaupaj sjell baladën e 'shkurtit' në janar!

Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore. Artistja prej ditësh kishte paralajmëruar këngën e re dhe tashmë erdhi momenti për ta ndarë me publikun. Semi ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin “Lulet”. Ky projekt ka marrë menjëherë...

“Do jem aty për të kënduar…”/Semi Jaupaj zbulon planet e dasmës dhe ka një mesazh emocionues për Bora Zemanin!

E ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën absolute të filmit më të ri “5 Herë Jo” ka qenë edhe artistja e njohur Semi Jaupaj. Si një prej shoqeve më të ngushta të protagonistes në film Bora Zemani, Semi ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga filmi por edhe nga dasma e...

Semi Jaupaj pjesë e Top 5 me hitin e ri "Lova"!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka publikuar së fundmi këngën e re të titulluar “Lova”. Kjo këngë arriti që të kishte tek publiku një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhrshëm. “Lova” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Por jo vetëm kaq, madje ka arritur që...

Top 10, rrotullohu rotullohu…

Një tjetër javë pa shumë surpriza në ”The Top List”. Jo shumë ndryshime nga java e kaluar sa i përket renditjes në Top 10. Teksa Luiz Ejlli nuk i ndahet vendit të parë të listës, po ashtu dhe Top 5 nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Vendi i dytë shkon sërish...

Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni - artistët që do hapin koncertin e Elvanës!

Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj. E teksa edhe pak ditë na...

Semi Jaupaj është fantastike në "Autostradë"!

Në fillim të kësaj vere, Semi Jaupaj erdhi me këngën e saj më të re që premtoi shumë. “Autostradë” mban titullin projekti i saj i cili ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë arriti që të bëhej virale ende pa u publikuar, me fansat e...

Semi Jaupaj sjell këngën e saj të re në ditëlindjen e Bojken Lakos, rastësi apo...?!

Sot në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtarja e njohur Semi Jaupaj. Pas eksperiencës së saj në edicionin e parë të “BBV” Semi është fokusuar në muzikë. Bukuroshja ka publikuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga ndjekësit. Kohët...

Semi Jaupaj zbulon detaje rreth "BBV" dhe projekteve të reja!

Kejsi Tola erdhi me një surprizë për të gjithë ne! Artistja ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite. Mbrëmjen e të mërkurës ajo ka organizuar një event mjaft të veçantë me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe...

Ja cilat kanë qenë këngët më të suksesshme deri më tani nga "Big Brother VIP"!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Çfarë ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në...

Semi Jaupaj tregon arsyen e fshirjes së këngës “All Your Lovin” nga YouTube!

Në festën e organizuar pë 25 vjetorin e radios më të dëgjuar në Shqipëri, ka qenë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Semi Jaupaj, e cila pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë....

Semi Jaupaj na zbulon një pjesëz nga kënga e saj e re!

Semi Jaupaj duket se nuk ka të ndalur së sjelluri këngë të reja. Së fundmi ajo na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste. Si çdo këngë tjetër e saj edhe kësaj here ajo Semi treguar se është frymëzuar tek...

Cilat ishin hyrjet e bujshme të nëntorit 2021 dhe çfarë presim nga ky nëntor…

Viti që shkoi na solli një ‘boom’ projektesh në Top Awards. Artistët më në zë u siguruan që të sillnin vetëm hite, qofshin bashkëpunime apo projekte solo. Dhe nëntori spikati me këngë të reja. Ja cilat ishin disa nga hyrjet më të bujshme të nëntorit që lamë pas… Capital T...

Semi dhe Donald 'kokë më kokë' në Top 10!

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë dy ndër artistët me më shumë fansa dhe ndër më të votuarit në ”The Top List”. Por përveç kësaj ata janë dhe miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit të dy ata kanë ardhur me disa projekte muzikore. Që pas përfundimit të ”Big...

Semi Jaupaj debuton poshtë me këngën e re!

Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj mori një hov mjaft të madh në muzikë. Shumë shpejt ajo erdhi me projekte të njëpasnjëshme. Tani ajo ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Nah”, një titull të cilin ajo e mendoi të fundit pasi...