Sot në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtarja e njohur Semi Jaupaj. Pas eksperiencës së saj në edicionin e parë të “BBV” Semi është fokusuar në muzikë. Bukuroshja ka publikuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga ndjekësit. Kohët e fundit Semi ka qenë shpesh në Kosovë, cila është arsyeja e këtyre vizitave të shpeshta dhe si janë djemtë andej sipas këngëtares?

Ka vite që më pëlqen Kosova, pas “BBV” jam fokusuar tek muzika, bashkëpunëtorët i kam në Kosovë dhe kaloj një pjesë të madhe të kohës aty. Prishtina ma ka marrë zemrën. Djemtë janë shumë të mirë, seksi, të lezetshëm por në Prishtinë i kam të shkurtra ndalesat.

Kënga më e fundit e Semit e titulluar “Autostradë” është publikuar më 25 maj, datë kjo që përkon me ditëlindjen e ish-partnerit të këngëtares, artistit Bojken Lako. A ishte kjo një rastësi? Semi na tregon:

Nuk e kam bërë qëllimisht, në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij. Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten e tij, e dëgjova në TikTok diku dhe i thash është shumë e bukur, nuk mund të rri pa kënduar. I thashë duhet të ma japësh mua.(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete. Është dashuri, më ka ndihmuar shumë.

Si është raporti i Semi Jaupaj me këngëtarin Yll Limani, si ka nisur njohja mes tyre?

Më shkroi në Instagram për të më komplimentuar për pjesëmarrjen time në “BBV”dhe pas daljes time nga shtëpia më bëri direkt këngën “Mos u kthe”. Më ka ndihmuar pa asnjë interes, jemi shumë miq dhe jam e lumtur qe e kam aty për t’i marrë mendime.

Ndërkaq, cilat janë disa nga projektet e reja të Semit në muzikë?

Kam një projekt të ri me “Panda Music”. Jam shumë e lumtur, janë shumë çuna të mirë, mu duk vetja si jashtetit.(qesh) Edhe këtej mund të ndodhin gjëra shumë të bukura siç ndodhin edhe jashtë. Sa i përket verës, unë jetoj për këtë sezon. E dashuroj diellin, më mbush. Deri më tani nuk kam pranuar koncerte por do të fillojë të ketë.

Sa i përket jetës sentimentale, a është Semi në krahët e dikujt që i ka vjedhur zemrën dhe nëse jo si do të ishte partneri ideal i këngëtares?

Po më pëlqen jeta single sepse po fokusohem te muzika. Me arritjen e një moshe të caktuar nuk kërkoj më diçka specifike, mjafton të më jap energji të mirë, të më ofrojë lirinë që e kam të rëndësishme. E vetmja gjë është të jetë brun dhe i gjatë. Do të doja një njeri larg showbiz-it. Për momentin kam gjëra të tjera në mendje, dua të jem e fokusuar te muzika. Ka ardhur momenti që unë të jem ajo që dua të jem. Më kërkon shumë kohë, është një punë që të lë pa gjumë. Unë nuk rri dot pa dhënë mendimet e mia, jam e përfshirë, nuk i lë dot në dorën e tjetrit.

Ndërkaq, në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ishin të ftuar dyshja më e përfolur e showbiz-it, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Së fundmi në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Donaldi mbante në krah një bebe dhe Bora afër tij që dukej shumë e lumtur. Bora-Donald prindër së shpejti? Ja se çfarë mendon Semi, mikesha e ngushtë e moderatores:

I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh)