Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj.

E teksa edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i saj, pak nga pak po zbulojmë dhe disa detaje më shumë. Vetëm pak minuta më parë, Elvana zbuloi për fansat e saj artistët që do performojnë së bashku me të në skenë.

Por jo vetëm kaq. Artistja ka zbuluar dhe opening acts. Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni, do të hapin koncertin e Elvanës dhe ne mezi po presim.