Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Çfarë ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.

Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. Dhe duke qenë se në mes të banorëve të “Big Brother VIP” këto dy edicione ka pasur edhe këngëtarë, ja disa nga këngët më të suksesshme nga “BBV”, që ky reality-show i dha një shtysë edhe më të madhe…

Luiz Ejlli – Me ty

Elgit Doda & Romeo – Piloti

Elgit Doda – Toxic Love

Donald – Nuk je

Semi Jaupaj – Mos u kthe

Fifi – Diell

Beatrix – Faj