Një bashkëpunim i fortë ka ardhur këtë javë midis Emra Brah dhe Semi Jaupaj. Dyshja kanë sjellë bashkë një këngë dedikuar dashurisë, e cila titullohet “Fotografia”.

Ky projekt ka hyre këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të katërt të listës. “Fotografia” është projekti i parë mes Semit dhe Emra, por duket se ata kanë gjetur shumë mirë gjuhën e përbashkët për të sjellë një hit.

Teksti është shkruar nga Emra në bashkëpunim me Elgit Dodën, të cilët u kujdesën edhe për vijën melodike. “Fotografia” arriti që në një kohë shumë të shkurtër të kthehet në virale dhe të tërheqë zemrën e publikut.

Një këngë shumë e ndjerë që i dedikohet dhimbjes së dashurisë, e sigurtë që secili prej jush do të gjejë pak nga vetja. Semi dhe Emra kombinohen kaq mirë me njëri-tjetrin sa do të donim sërish t’i shihnim në një tjetër bashkëpunim, pse jo kësaj radhe në një projekt më ritmik.