Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka publikuar së fundmi këngën e re të titulluar “Lova”. Kjo këngë arriti që të kishte tek publiku një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhrshëm.

“Lova” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Por jo vetëm kaq, madje ka arritur që të ketë një pozicionim mjaft të mirë duke u renditur menjëherë në Top 5 të listës.

Semi gjatë kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja muzikore, që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. E i tillë mendohet të jetë dhe “Lova”.

Teksti dhe melodia e këtij projekti u bë nga Denk dhe Tonic, ndërsa ky i fundit u kujdes edhe për miksimin. Masterizimi ndërkohë u realizua nga Johan B.

Me ritme shumë verore, fresh dhe cool, si dhe me një videoklip që tregon bregdetin, “Lova” është fiks për këtë sezon. Një hit që do ta dëgjojmë gjatë gjithë këtyre ditëve të nxehta.