E ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën absolute të filmit më të ri “5 Herë Jo” ka qenë edhe artistja e njohur Semi Jaupaj. Si një prej shoqeve më të ngushta të protagonistes në film Bora Zemani, Semi ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga filmi por edhe nga dasma e cila është në plan nga çifti më i përfolur i momentit.

Cila është ndjesia e Semi Jaupaj kur shoqja e saj e ngushtë, Bora Zemani është aktore dhe producente gjithashtu në filmin më të ri të saj “5 Herë Jo”?

Një ndjesi shumë mikse, jam shumë e lumtur sepse ka thuajse një jetë që diskutohet mundësia për të bërë një film, më në fund erdhi momenti. Mezi po pres të shoh filmin, e kam parë por që ta shijoj në kinema me reagimet e publikut. Jam super e lumtur dhe nuk mund të isha më krenare se kaq. 

Cila është një nga arsyet se pse njerëzit duhet të vijnë ta shohin filmin e “5 Herë Jo”?

Ka shumë emocione filmi brenda, është komedi romantike ka ato momentet shumë të bukura me njëri-tjetrin që mbase nuk kanë qenë aq të dukshme për publikun. Është plot i mbushur me dashuri, pastaj ka intriga dhe mendoj që e gjithë gjëja duhet parë. Nuk e shpjegoj dot me fjalë. Emocioni është shumë i  madh dhe jemi: “Çfarë do të ndodhë tani, çfarë do të ndodhë pastaj?” Nuk është një film që ti e pret se çfarë do të ndodhë. Nuk është i parashikueshëm, kjo është gjëja që më pëlqen më tepër. Të vjen për të qeshur gjithë kohës nga marrëdhënia që kanë me njëri-tjetrin, me kolegët që kanë në film. Është shumë interesante. 

Një mesazh për Bora Zemanin nga Semi Jaupaj:

Mungojnë fjalët kur duhet të thuash gjëra të bukura dhe për të shprehur dashurinë. Ne e kemi dashurinë si më tepër në heshtje prej viteve që kemi bashkë por nuk mund të isha më krenare se kaq për të gjitha arritjet që ke dhe kjo ishte ajo qershia mbi tortë për vitet që jemi tani sepse do të ketë gjëra më të bukura se kaq mbase…

Dasmën kur do ta bëjnë Bora dhe Donaldi? Ja si përgjigjet Semi:

Për momentin nuk ka dasmë por një ditë do të jetë dhe do jem aty për të kënduar dhe për të festuar. Nuk është në planet e tanishme pra shumë shpejt. Më vonë…