Nuk ka kaluar shumë që nga projekti i fundit i Emra Brah, që ishte një bashkëpunim me Semi Jaupaj. Por tashmë artisti ka sjellë një tjetër duet.

Këtë herë ai ka vendosur që të bashkojë forcat pikërisht me Don Phenom. Projekti i tyre më i ri mban titullin “O jet” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Ky bashkëpunim është perfekt për ardhjen e sezonit të verës. “O jet” vjen njëkohësisht edhe me tone melankolike, por njëkohësisht edhe ritmike.

Emra Brah ka arritur që të shënojë në shenjë me zgjedhjen e artistëve me të cilët ka sjellë bashkëpunime, si me Don Phenom këtë javë, e po ashtu edhe me Semi Jaupaj vetëm pak javë më parë. Jemi kuriozë të dimë se cila do të jetë surpriza e radhës e artistit, por deri atëherë le të shijojmë “O jet”.