Në festën e organizuar pë 25 vjetorin e radios më të dëgjuar në Shqipëri, ka qenë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Semi Jaupaj, e cila pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë.

E pyetur më tej në lidhje me të ardhmen e karrierës së saj, ajo u shpreh:

Janë disa projekte të nisura dhe janë akoma të pambaruara. Një këngë e ka bërë Ylli me Fatjonin, kurse një tjetër Armendi, Rexhep Argiqi dhe me Aidën, për të cilën jam shumë e lumtur pasi do të jetë bashkëpunimi i parë me to. Momentalisht i kam përgjysëm, i kam krijuar vetëm me mendjen time, pasi janë të papërfunduara.

Gjithashtu, ajo është pyetur edhe për rrugëtimin e radios gjatë këtyre 25 viteve, duke shprehur se çfarë do të rikthente dhe çfarë jo:

Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj. Jemi rritur me muzikë shumë të mirë dhe do doja të rikthehej vëmendja pak më shumë në radio, sepse më pëlqen shumë. Do doja të mos të riktheja asgjë.

Kënga e saj në bashkëpunim me RØN, “All Your Lovin”, nuk gjendet më në platformën e Youtube. E pyetur për arsyen pse, ajo u përgjigj.

Janë fshirë disa këngë të personit që ka bërë këngën. Kështu që nuk kam çfarë të shtoj më shumë se kaq.