Semi Jaupaj duket se nuk ka të ndalur së sjelluri këngë të reja. Së fundmi ajo na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste.

Si çdo këngë tjetër e saj edhe kësaj here ajo Semi treguar se është frymëzuar tek një histori e vërtetë dashurie. Së fundmi këngëtarja me anë të një video të postuar në Instastory na ka treguar vetëm pak nga kënga e saj e re, e cila pritet të publikohet së shpejti dhe të gjithë mezi po e presin.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me këngën e re. Shumë prej tyre ishin se kur do të publikohet dhe a e ka xhiruar tashmë videoklipin e këngës dhe Semi nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve, duke u shprehur se ende i duhet pak kohë që të mund ta realizojë ashtu siç ajo dëshiron.