Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore. Artistja prej ditësh kishte paralajmëruar këngën e re dhe tashmë erdhi momenti për ta ndarë me publikun.

Semi ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin “Lulet”. Ky projekt ka marrë menjëherë të gjithë pëlqimin e audiencës, të cilët me votat e tyre kanë bërë që të hyjë në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Pak javë më parë, Semi i ka bërë të gjithë pak konfuzë, pasi me një video, ku ka treguar se do të publikojë së shpejti këngën e saj të re, dëgjohen miqtë e saj të cilët tregojnë se i dedikohet historisë së saj të vjetër. Këngë e re, histori të vjetra…

“Lulet” është një baladë tipike romantike, që nëse është vërtet një dedikim, e bën akoma dhe më të ndjerë. Një projekt që ndoshta nisur nga natyra e tij, mund ta prisnim në shkurt, muajin e dashurisë, Semi vendosi që ta sjellë pikërisht tani.

Nuk i dihet, mbase shkurti do i rezervohet një tjetër krijimi të saj. Momentalisht, “Lulet” e ka pozicionuar Semin në vend të 98-të të listës.