Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë dy ndër artistët me më shumë fansa dhe ndër më të votuarit në ”The Top List”. Por përveç kësaj ata janë dhe miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

Kohët e fundit të dy ata kanë ardhur me disa projekte muzikore. Që pas përfundimit të ”Big Brother VIP” ata kanë qenë mjaft të angazhuar në këtë fushë.

Dhe sigurisht këto këngë kanë arritur të rrëmbejnë zemrat e publikut. Këtë javë, Semi dhe Donaldi konkurrojnë kokë më kokë në Top 10.

Të dy ata janë duke ‘dominuar’ renditjen e Top 10 duke pasur më shumë këngë se artistët e tjerë. Semi renditet me ”Mos u kthe”, ”Nah”, ”Ani” dhe ”All your lovin”.

Nga ana tjetër Donaldi renditet me ”Hesht”, ”Nuk je” dhe ”Picasso”. A do mundet ndonjëri prej tyre të ’rrëmbejë’ fronin e ”The Top List” në klasifikimin e nesërm? Le të presim dhe pak për ta zbuluar.